Një aksident është regjistruar paraditen e sotme pranë QTU në Fier, ku një automjet tip “Benz” ka përplasur një motor. 

Si pasojë e përplasjes nga makina është lënduar drejtuesi i motomjetit, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit. 

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila ka kryer ekspertizën për të zbardhur  shkaqet e këtij aksidenti.