Automjeti që mori flakë dhe u shkrumbua tërësisht, mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Trush, në aksin Shkodër-Velipojë, i përket një të burgosuri.

Sipas policisë, automjeti i djegur, me targa AA613BF, është në pronësi të shtetasit Ndue Ulaj nga Malësia e Madhe, i cili prej një viti ndodhet i burgosur.

Sipas dëshmitarëve, makina është shkrumbuar tërësisht në ecje, ndërsa dyshohet se drejtuesi i saj është hedhur, sapo ka vënë re tymin në automjet.
Nuk dihet ende se kush e drejtonte makinën në momentin e ngjarjes.

Ndërkohë policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe për identifikimin e drejtuesit të mjetit.