16 dhjetor 2013- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë-Kapshticë me pasojë një të vdekur dhe tre të plagosur. Automjeti me targa KO 7110 B, ka dalë nga rruga, si pasojë e rrëshkitjes, duke shkakuar vdekjen e drejtuesit të mjetit, dhe plagosjen e tre personave të tjerë. Të plagosur janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes bën me dije se shkak për aksidentin është bërë akulli në rrugë dhe mjegulla e dendur.
Makina rrëshqet nga akulli, humb jetën shoferi, plagosen 3 pasagjerët
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Në Selanik shpalosën flamurin shqiptar para jurisë, “Aldo dance” koleksionon një tjetër arritje ndërkombëtare
Në Selanik shpalosën flamurin shqiptar para jurisë, “Aldo dance” koleksionon një tjetër arritje ndërkombëtare (VIDEO)
Erdogan: Lufta në Iran po fillon të dobësojë Evropën, dëmet do të jenë të mëdha
Vijon ofensiva ruse në Ukrainë, dy viktima, një i zhdukur dhe 8 të plagosur në Dnipro





