Ditën e djeshme është grabitur restoranti “Coraje” në Milano, në pronësi të Agustina Gandolfo, bashkëshortes së futbollistit të Interit, Lautaro Martinez. Pas një kontrolli nga policia u zbulua se në arkë mungonin 1 mijë euro.

4 persona të maskuar kanë hyrë brenda në restorant duke dëmtuar hyrjen dytësore. Për kryerjen e hetimeve kanë ndërhyrë edhe efektivët e policisë mjeko-ligjore, në pritje të të rejave të tjera.