Sivasspor ka nënshkruar me sulmuesin Rey Manaj për 3 vite.
Futbollisti shqiptar i ardhur në Sivas, nënshkroi kontratën me Sivassporin në ceremoninë e prezantimit ku mori pjesë edhe zëvendëspresidenti Yusuf Bozatlı.
Bardhekuqtë me një video kanë njoftuar për transferimin e sulmuesit shqiptar.
Duke folur gjatë prezantimit Manaj tha: “Vendosni një qëllim për veten tuaj dhe ecni drejt këtij qëllimi, mos u dorëzoni kurrë. Nëse doni të fitoni, mos u shmangni nga qëllimi juaj, mbani mend se fitoret e mëdha arrihen duke luftuar. Ndonjëherë keni vështirësi në rrugën drejt fitores, por nuk jeni vetëm. Ju keni mijëra fansa pas jush. Kjo i shton forcë forcës suaj. Ju mund t’i kapërceni të gjitha vështirësitë krah për krah. Përshëndetje, unë jam Rey Manaj. Jam këtu për gola të rinj dhe fitore të reja në sezonin e ri”, tha ai.
Videoja e shpërndarë nga llogaritë zyrtare të rrjeteve sociale të Sivasspor mori vlerësim të madh në një kohë të shkurtër.
Manaj, i cili e filloi futbollin në akademinë e Sampdorias, luajti përkatësisht për Cremonese, Inter, Pescara, AC Pisa, Granada, Albacete, Barcelona, Spezia Calcio dhe Watford.
Futbollisti 26-vjeçar, i cili ka luajtur 213 ndeshje në karrierën e tij, ka festuar 51 gola. Rey Manaj gjithashtu ka veshur 30 herë fanellën e Kombëtares shqiptare.