Manastiret e Luginës së Drinos janë përzgjedhur si një prej 25 siteve në botë për ruajtjen dhe promovimin e tyre. Ky sit është përzgjedhur nga 200 nominime në total nga ana e Programit Botëror të Ruajtjes së Monumenteve me qendër në Nju Jork të SHBA-së.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro nëpërmjet një postimi në Facebook. Kumbaro shprehet se ky është një superlajm që bën të mundur zgjerimin e hartës së destinacioneve të turizmit të përgjegjshëm së bashku me zonën historike të Trashëgimisë së UNESCO të Gjirokastrës.