Mançester Junajtid nuk po kalon një periudhë të mirë, ku pas dy javëve të para të Premier Ligës, ndodhet në vendin e fundit dhe kjo gjë nuk kishte ndodhur që përpara 101 vitesh.

Situata me Ronaldon është një tjetër për Ten Hag, i cili tashmë kërkon që t’i prishë kontratën portugezit, me këtë të fundit që kërkon me dëshpërim largimin.Kështu, “Djajtë e Kuq” kanë menduar ta zëvendësojnë atë me Xhejmi Vardin.

Siç raporton “The Athletic”, Mançester Junajtid po bën gati një ofertë drejt Leistërit, për të lënë të lirë sulmuesin 35-vjeçar.

Gjithsesi kjo gjë nuk pritet të jetë aq e lehtë, me Vardin që duket se nuk ka ndërmend të largohet nga klubi që u shpall kampion i Premier Ligës në vitin 2016.