Një qendërmbrojtës është një nga objektivat kryesorë të Manchester United për sezonin e ardhshëm.

Prapavija ka shfaqur probleme këtë edicion, me skuadrën e Erik ten Hag që ka pësuar 39 gola në 28 javë kampionat.

I preferuari i “Djajve të Kuq” është Bremer, pjesë e Juventusit në Serie A.

Qendërmbrojtësi brazilian ka një klauzolë shitjeje 50 milionë euro. Shumë që United ka vendosur ta paguajë sipas raportimeve që vijnë nga ishulli.

27-vjeçari është pjesë e Juves prej verës së vitit 2022. Kur u ble nga Torino për 44 mln euro.

Bremer debutoi me kombëtaren e Brazilit në shtatorin e vitit 2022. Deri tani ka veshur tri herë fanellën Seleçao.