Portieri spanjoll, David de Gea mund të bëjë një rikthim sensacional tek skuadra e Manchester United, vetëm tre muaj pas largimit nga klubi anglez.
32-vjeçari u larguar nga “Djajtë e Kuq” pas 12 vitesh qëndrimi në muajin korrik, pasi kontrata e tij skadoi më 30 qershor.
Dëshira e spanjollit ishte të qëndronte te United, por klubi nuk i ofroi kontratë të re dhe kështu ai u largua si lojtar i lirë.
De Gea u zëvendësua nga Andre Onana i Interit, për të cilin “Djajtë” paguan 55 milionë euro.
Nga korriku, De Gea është portier i lirë, pasi është pa klub dhe sipas tabloidit “The Sun”, United po planifikon ta rikthejë në bord.
Thuhet se “Djajtë” janë të gatshëm t’i ofrojnë 32-vjeçarit një marrëveshje afatshkurtër për shkak të mungesës së Onanës kur të zhvillohet Kupa e Kombeve të Afrikës.
Kur nënshkroi për United, Onana ishte tërhequr nga futbolli ndërkombëtar me Kamerunin për shkak të një mosmarrëveshjeje me trajnerin Song.
Megjithatë, pas një periudhe 10-mujore Onana bëri një kthesë të madhe dhe u rikthye në skuadër në gusht.
Ai ka luajtur dy herë që atëherë dhe United mund të jetë pa portierin e tyre të parë deri në tetë ndeshje, ndërsa ai është i impenjuar në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Turneu zhvillohet midis 13 janarit dhe 11 shkurtit, Kameruni ndodhet në Grupin C me Gambinë, Guinenë dhe Senegalin.
