Vijojnë tërmetet në Maqedoni. Sërish ka patur lëkundje në Shkup, një tërmet 2.9 ballë është regjistruar gjatë orëve të mëngjesit, duke ngjallur panik tek banorët.
Në tre ditët e fundit Shkupi është përfshirë nga një valë dridhjesh të tokës. Deri tani janë regjistruar 16 tërmete, ndërkaq më i fuqishmi arriti në 5.3 shkallë Rihter. Lëkundjet e së dielës u ndjenë edhe në Kosovë e në Shqipëri.
Nga tërmetet u shkaktuan dëme të shumta materiale, ndërsa mbi 50 persona të plagosur u drejtuan për trajtim mjekësor në spitalin e Shkupit.





