Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, njofton se administrata e presiedenti Donald Trump ka vendosur të mbyllë 83% të programeve të ofruara nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

“Shtetet e Bashkuara po anulojnë zyrtarisht 83% të programeve në USAID pas një rishikimi 6-javor”, tha Sekretari i Shtetit Marco Rubio në një postim në platformën X.

Marco Rubio njoftoi  se 5200 kontrata nga USAID janë anuluar.

Rubio sqaron se rreth 1000 programe të mbetura të USAID do të  administrohen “në mënyrë më efektive” nën Departamentin e Shtetit Amerikan.

Vendimi për të anuluar 5200 kontrata të USAID-it vjen pas një rishikimi gjashtë-javor të agjencisë më të lartë të ndihmës së huaj të SHBA-së, të cilën administrata Trump e akuzoi për shpërdorim, mashtrim dhe shtytje të një “axhende liberale”.

Që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës, USAID ka ofruar 2.6 miliardë dollarë ndihmë humanitare, 5 miliardë dollarë ndihmë zhvillimore dhe më shumë se 30 miliardë dollarë mbështetje të drejtpërdrejtë buxhetore për Kievin.

Agjencia ka financuar rindërtimin e shkollave, strehët e bombave , riparimet kritike të energjisë dhe nismat e shoqërisë civile.