Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shpreh shqetësimin për ndërhyrjet që, sipas saj, po kryhen në lumin e Currajve, në zonën e Nikaj-Mërturit.
Koçeku shkruan se ka mësuar se lumi po cenohet nga betonizimi dhe ndërtimi i disa digave, duke e cilësuar çdo ndërhyrje në këtë pasuri natyrore si të pajustifikueshme.
Ajo u bën thirrje banorëve të zonës, organizatave mjedisore dhe aktivistëve të angazhohen për mbrojtjen e lumit.
Postimi i deputetes vjen mes protestave dhe debatit për ndërhyrjet në zonat natyrore dhe mbrojtjen e ekosistemeve në vend.
“Sot mora vesh që lumi i Currajve në Nikaj-Mërtur po cënohet nga betonizimi dhe ndërtimi i disa digave.
Kjo nuk duhet me u leju. Banorët e zonës duhet ta mbrojnë para se të jetë vonë. Çdo ndërhymje në atë lumë të egër asht i pajustifikueshëm.
U baj thirrje organizatave mjedisore, banorëve, aktivistëve të gjelbër, të organizohen dhe ta kenë në vëmendje nji pasuni natyrore siç asht lumi i Currajve në Nikaj-Mërtur.
Nuk ka pasë ndonjëherë kohë ma të mirë për me vepru!”, shkruan deputetja.





