Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Mark Marku është prekur nga Covid-19.
Lajmin e ka dhënë vetë kandidati demokrat përmes një postimi në Facebook, ndërsa tregon se është në gjendje të mirë dhe asimptomatik.
Marku thekson se do të mungojë edhe disa ditë në fushatë teksa më tej falenderon stafin mjekësor që po kujdeset për të.
POSTIMI I PLOTË
Të dashur miq!
Para tre ditësh, pasi bëra tamponin dhe kontrollet mjekësore rutinë kam rezultuar pozitiv me Covid 19.
Ju falenderoj përzemërsisht për qindra mesazhet mbështetëse, që kam marrë prej jush këto ditë.
Jam në gjëndje të mirë shëndetësore, asimptomatik dhe, për t’ju ruajtur shëndetin kam munguar në takimet zgjedhore.
Do të mungoj edhe disa ditë, duke ndjekur këshillat e mjekëve të cilët gjej rastin t’i falenderoj për përkushtimin, profesionalizmin dhe mbështetjen e pakursyer njerëzore.





