Tre rrjetet sociale më të mëdha të komunikimit, Facebook, Whatsapp dhe Instagram kanë dalë jashtë funksionit prej më shumë se 3 orësh.

Rreth 3 miliardë përdorues aktivë po ankohen për bllokimin e komunikimit pasi përdorin rrjetet sociale për të shkëmbyer mesazhe nga më të ndryshmet me njëri-tjetrin. Nga ana tjetër, Twitter vazhdon punën dhe nuk ka asnjë problem.

Përdoruesit e kanë shfrytëzuar duke përdorur imazhin e kreut të Facebook, Mark Zuckerberg, të shoqëruar me thënie apo me imazhe të tjera për ta kthyer në “meme”. Në një fotografi që po bën xhiron e rrjetit, Zuckerberg shfaqet si elektricist, ndërsa në një tjetër i duken vetëm këmbët sepse është i rrethuar nga telat.