Themeluesi i rrjetit social më të madh “Facebook”, Mark Zuckerberg dhe bashkëshortja e tij, Priscilla Chan kanë premtuar 3 miliardë dollarë fonde për kërkimet shkencore mbi mjekësinë në dekadën e ardhshme.
Në një konferencë për mediat në San Francisco, çifti deklaroi se qëllimi final ishte që të kuronin apo të menaxhonin të gjitha sëmundjet deri në fund të shekullit.
Fondet do të shpërndahen nga iniciativa “Chan Zuckerberg” që ata krijuan në dhjetor të 2015-s.





