Marrëveshja financiare me Këshillim e Europës është një ndër çështjet që janë në rend dite sot në Parlament. Gjatë fjalës së saj në foltoren e Parlamentit, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shprehur se “qeveria shqiptare ka ndryshuar mënyrat e menaxhimit të financave nga donatorët e huaj”.

Jorida Tabaku: Diskutohet një marrëveshje kuadër përsa i përket fondeve IPA. Dua të ngre disa shqetësime me koordinimin e këtyre fondeve. Qeveria shqiptare ka ndryshuar strukturat per menaxhimin e fondeve të donatorëve dhe ato të IPA-s. Struktura që ka, ndarja e koordinimit të fondeve të BE dhe të IPA-s i vendosur në një drejtori të ndryshme nga një drejtori tjetër, për mua e ndajnë procesin, e ndajnë përgjegjësinë politike, teknike duke krijuar më shumë vështirësi.

Qeveria ka ndryshuar 8 herë në 4 vite koordinatorin e IPA-s. Ne si Parlament, nuk mund të lejojmë që fonde të tilla mos të përfitohen. Mosgatishmërinë e strukturave të qeverisë për të ngritur struktura transparente, bën që sot të ndodhemi në situatë e vështirë ekonomike. Borxhi ka shkuar pothuajse 100 për qind. Struktura për menaxhimin e fondeve duhet të ishin të akreditura dhe të fillonin të merrnin vendime veta, këto janë akoma në proces e sipër akredimitimi, duke marrë akoma “Okey” bën apo nuk bën Ilir Beqja.

Gjatë fjalës së saj, deputetja Tabaku ka folur me shifra teksa ka thënë se “në 8 vitet e fundit, Shqipërisë i takonte të merrte 434 milionë euro, ndërsa qeveria ka qenë e aftë të marrë vetëm 240 milionë nga këto projekte”.