Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar për herë të parë për marrëveshjen SHBA-Ukrainë për një armëpushim 30-ditor duke falenderuar Presidentin amerikan Donald Trump që i ka kushtuar një vëmendje të veçantë kësaj çështjeje.
Më tej Putin tha se është dakord me propozimin për armëpushim, por theksoi se duhet të jetë një paqe e qëndrueshme.
“Ne pajtohemi me propozimin për ndërprerjen e armiqësive, por ai duhet të çojë në paqe të qëndrueshme dhe të heqë shkaqet themelore të kësaj krize,” tha Putin.
Më herët, Juri Ushakovi, ndihmës i presidentit rus Vladimir Putin në një intervistë për televizionin shtetëror rus tha se: “Ky propozim s’bën gjë tjetër veçse një i jep një pushim të shkurtër ushtrisë ukrainase. Ne synojmë një zgjidhje që sjell paqe afatgjatë”.