Akademia e Shkencave dhe Banka e Shqipërisë, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për ekspozimin në Muzeun e BSH, të objekteve arkeologjike dhe numizamtike, të cilat janë nën administrim të Institutit të Arkeologjisë. 19 objekte arkeologjike dhe 210 monedha prehistorike do të qëndrojnë në muzeun e Bankës së Shqipërisë, si pjesë e e kujtesës historike e kombëtare, por edhe një platformë për edukimin financiar monetar.
“Nuk mund të të lëmë pa theksuar se pikërisht në këtë muze që pret mijëra vizitorë në vit zhvillohet një pjesë e mirë e aktiviteteve edukative në përmbushje të objektivave tanë për rritjen e nivelit të kulturës financiare në Shqipëri” shprehet Gent Sejko, guvernatori i BSH.
“Sigurisht duke qenë gjëra me shumë vlerë, qoftë monetare, por veçanërisht kulturore dhe trashëgimore vend më të sigurt nuk kemi se sa Bankën e Shqipërisë”, u shpreh Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave.
Ky bashkëpunim do të zgjerohet përmes projekteve të përbashkëta, mes dy institucioneve ekspozitave dhe pasurimit të mëtejshëm të përmbajtjes muzeale me vlera të reja nga antikiteti.