Lautaro Martinez ka folur për momentin që po përjeton te Interi dhe theksoi se ëndrra e tij e madhe është të futet në historinë e këtij klubi.

Gjithashtu ai u ndal edhe te situata në kombëtaren e Argjentinës. 

“Po përjetoj një moment shumë të bukur te Interi. E vërteta është se nuk e kam imagjinuar kështu karrierën time, me këto momente duke pasur parasysh edhe historinë që Interi ka me argjentinasit.

Dhe në vend të kësaj e pata këtë mundësi dhe kam gjashtë vjet që luaj në Inter dhe për mua është shumë e rëndësishme të jem i pranishëm në historinë e këtij klubi dhe të thyej rekorde.

Duke punuar ditë pas dite shpresoj që ne do të vazhdojmë këtë rrugë për t’u dhënë një gëzim të madh njerëzve që më trajtuan në mënyrë të pabesueshme që në momentin e parë. Mundohem të jap gjithçka në fushë, kjo është puna ime”, tha Martinez.

Më pas sulmuesi thumboi Costacurta-n në lidhje me kritikat që erdhën pas eliminimit të Interit nga Champions League.

“Mendoj se Costacurta tha se nuk do të luaja ndeshje të rëndësishme dhe kjo nuk është e vërtetë.

Shënimi i një gol në gjysmëfinalen e Champions League kundër Milanit, një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e të dy klubeve.

Ai nuk e llogariti atë, e ftoj ta rishikojë atë gol. Dhe jo vetëm atë, por shumë ndeshje…”.

Sa i përket pozicionit të Scalonit, Lautaro i ka shumë të qarta idetë.

“Nuk e dinim pse tha diçka të tillë, por me qetësinë e atyre që e njohin dhe atyre që dinë se çfarë ka stërvitur, ne e dimë se ai është dikush që gjithmonë dëshiron të bëjë më shumë”, shtoi kapiteni i Interit. 

Në fund, u ndal te thirrja e mundshme për Olimpiadën. “Nëse Mascherano më dëshiron, unë do të jem gjithmonë në dispozicion. Unë punoj për të veshur këtë fanellë.

Të jesh në ekipin kombëtar është një privilegj. Nëse Mascherano po dëgjon, unë i konfirmoj se jam në dispozicion. Pastaj nuk varet nga ne, por do të bëjmë më të mirën”.