Shoqata e Arbitrave Italianë duket se e ka marrë personale me Juventusin, pas gafës flagrante që ndodhi në sfidën me Salernitanën, në të cilën Milikut iu mohua një gol i rregullt për tri pikë, në sekondat e fundit.

Kryesori i sfidës, Mateo Marcenaro, nuk do të dëmtohet, por do të jetë arbitër i katërt këtë fundjavë, në sfidën mes Fiorentinës dhe Veronës.

Ndërkohë, kryesori i dhomës së VAR-it, Luka Banti, do të jetë sërish përpara ekranit të monitorimeve, por këtë herë në Serinë B, në sfidën mes Kaljarit dhe Barit.

Shkurt, pas gafës që bëri jehonë në të gjithë botën, Shoqata e Arbitrave Italianë nuk i ka dënuar dy arbitrat, por do të jenë sërish aktivë këtë fundjavë.