Nesër më 1 qershor maturantët do të zhvillojnë provimin e parë të maturës shtetërore.

Provimi i parë do të jetë ai i gjuhës së huaj, i cili këtë vit do të zhvillohet në ambiente të mëdha.

Testi do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, që vlerësohen nga 1 pikë secila dhe 12 pyetje janë me zhvillim, që vlerësohen me 37 pikë. Testi do të vlerësohet maksimalisht me 50 pikë.

Çdo maturant duhet të paraqitet 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit së bashku me dokumentin e identifikimit.

Risi këtë vit është dhe monitorimi i studentëve nga kamerat gjatë provimit, që ka si qëllim të vëzhgojë dhe dokumentojë të gjithë procesin e provimit, duke rritur transparencën.

Nga ana e institucioneve përgjegjëse janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e provimit.

Pas provimit të gjuhës së huaj maturantët do të japin më 7 qershor provimin e Gjuhës Shqipe, më datë 13 qershor të Matematikës dhe të fundit atë të lëndës me zgjedhje më 19 qershor.