Në Durrës është zhvilluar Kuvendi Rinor Socialist, në të cilin kanë marrë pjesë qindra të rinj e të reja nga qytetet e Durrësit, Shijakut dhe Krujës. Të rinjtë janë pjesë e strukturave rinore të Partisë Socialiste dhe po organizohen në kuadër të zgjeddhjeve të 11 Majit. Këtë Kuvend e ka përshëndetur edhe kryetarja e Bashkisë Durrës Emiriana Sako, e cila është edhe koordinatore e PS për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Emiriana Sako: “Kënaqësi e veçantë të merrja pjesë në Kuvendin Rinor të Durrësit ku qindra të reja e të rinj përcollën entuziazmin dhe energjinë e tyre të jashtëzakonshme.

Falenderoj vajzat e djemtë e Durrësit, Shijakut e Krujës, që janë bashkuar me forcën më të madhe transformuese në vend, Partinë Socialiste, e që japin kontributin e tyre që kjo forcë të jetë një laborator idesh inovative të ardhura pikërisht nga të rinjtë.

Partia Socialiste ka vend për të gjithë ata që kanë aftësi, vullnet, ide dhe energji pozitive e që kanë dëshirë të punojnë me pasion e përkushtim duke patur besim te vizioni për Shqipërinë 2030″.