Me pankarta në duar dhe thirrje në mbështetje të familjes tradicionale, aktivistë të ‘koalicionit pro familjes’ po protestojnë ditën e sotme në Sheshin Skënderbej, kundër trajtimeve hormonale për personat transgjinorë.
Protestës i janë bashkuar edhe aktivistë të shoqërisë civile dhe eksponentë të lartë të Partisë Demokratike, të cilët kanë anuluar edhe ‘Foltoren’ e përjavshme para Kryeministrisë, për të qenë të pranishëm në këtë tubim.
Mësohet se pasi të përfundojnë fjalimet që do të mbahen para të pranishmëve në Sheshin Skënderbej, protestuesit do të marshojnë drejt Ministrisë së Shëndetësisë.
Elementë të shumtë të opozitës, por edhe shoqëria civile, kanë kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë që terapia hormonale për personat transgjinorë të zhvillohet në QSUT.
Kërkesat e Koalicionit Pro familjes:
-Shfuqizim te ligjit te barazisë gjinore.
-Shfuqizim te urdhrit qe lejon trajtimin hormonal trasgjinoreve.
-Ndalimin e implementimit te ideologjisë gjinore ne kurrikulat shkollore.
-Pushimin nga detyra te ministres (Evis Sala) edhe zv ministres te shëndetësisë, (Eugena Tomini)





