Aktori Francesco Paolantoni doli lakuriq në rrugën “Caracciolo”, në breg të detit të Napolit. Ai mbajti kështu premtimin që kishte dhënë në rast se të kaltrit do të fitonin “scudetton”.
Paolantoni, siç shihet në disa video që qarkullojnë në rrjet, ecën i veshur vetëm me një shall të Napolit, atlete dhe një tenxhere për t’u mbuluar. Ai shëtiti i shoqëruar nga koret e tifozëve përballë hoteleve buzë detit. Njerëzit e pranishëm nuk e humbën rastin për filmuar skenën.
Në rrjetet sociale ishin të shumta komentet për këtë veprim të aktorit italian: “U tha, u bë”,shkruan një fans i tij.
Francesco Paolantoni batte Marisa Laurito.
— Cinguetterai (@Cinguetterai) May 6, 2023
Materiale per il Tavolo di #ctcf.
Quando arriva domani sera? #CheTempoCheFa #Napoli #Napol3 #NapoliCampione #NapoliCampionediItalia pic.twitter.com/LMZmnkgtyS