Kylian Mbappe zgjodhi PSG verën e shkuar duke rinovuar kontratën me klubin francez, por e ardhmja e tij mbetet një temë e hapur. Mbappe ka një kontratë deri në 2024, me opsion rinovimi për një tjetër vit, por sipas The Athletic Mbappe nuk pritet të aktivizojë të drejtën për të rinovuar kontratën pasi në mendjen e tij mbetet Real Madrid.

Mbappe-Real Madrid duket një marrëdhënie e destinuar të përfundojë me martesë. Presidenti Perez është i gatshëm të presë Mbappe deri në 2024, pasi çdo tentativë tjetër që mund të bëjë më herët nuk pritet të ketë sukses, duke parë kostot e larta të një operacioni të mundshëm përpara se t’i skadojë kontrata.