Mbërrin në Tiranë trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Qindra besimtarë e pritën Kryepeshkopin e me lule dhe gjethe dafine.

Kortezhi i Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta në moshën 95-vjeçar, u transportua sot me rrugë tokësore nga Greqia drejt Shqipërisë, përmes pikës kufitare të Kakavisë.

888888

Ndërkohë që në drekë trupi i pajetë i hirësisë së tij mbërriti në Tiranë.

Screenshot_4

Arkëmorti u shoqërua nga klerikët e vendit dhe u dërgua në Kishën “Ringjalla e Krishtit”.

Screenshot_4

Ceremonia e varrimit do të bëhet të enjten e 30 janarit, ku Kryepeshkopit Anastas do t’i jepet lamtumira e fundit pas liturgjisë hyjnore në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në orën 11:00.