Ministri i Mjedisit Lefter Koka, përmes një postimi në “Facebook”, shprehet krenar për punën dhe angazhimin e institucionit që ai drejton për vënien në punë për herë të parë të impiantit termik për mbetjet në Elbasan.
“Në nëntor 2016, për herë të parë në Shqipëri pritet të fillojë punën me kapacitet të plotë impianti i parë termik i trajtimit të mbetjeve urbane dhe industriale që do të prodhojë energji. Nga mbetjet do të përftohet energji me rreth 2.85 mW , nga te cilat 0.5 mW do të jenë për vetë impiantin dhe pjesa tjetër i kalon Bashkisë së Elbasanit për të mbuluar nevojat e qytetareve. Ajo që është më e rëndësishme ndryshe nga landfillet e tjera, për herë të parë Bashkia e Elbasanit për depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve e ka koston zero”, shkruan Koka.





