Sytë e botës janë drejtuar sërish nga Vatikani: Në sheshin e Shën Pjetrit priten rreth 100.000 vetë nga e gjithë bota për meshën e inaugurimit të Papës Leoni XIV.
Në Vatikan ndodhen mbi 200 delegacione nga bota me personalitete nga politika, përfaqësues të kishës dhe monarkë nga e gjithë bota.
Shqipëria përfaqësohet nga Presidenti Bajram Begaj dhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani. Mesha ceremoniale e kurorëzimit zgjat rreth 2 orë ndërsa qyteti është nën masa të rrepta sigurie.
Me pranimin e zgjedhjes dhe shpalljen emrit të tij si papë, Leoni XIV është peshkop i Romës dhe si rrjedhojë kreu i Kishës Katolike. Inaugurimi zyrtar si Papë bëhet disa ditë pas zgjedhjeve, në këtë rast dhjetë ditë më vonë. Nga sot Leoni XIV merr simbolet dhe kremton një meshë me kardinalët në sheshin e Shën Pjetrit.
Nga SHBA-ja ka mbërritur zëvendëspresidenti, J.D.Vance dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio. Gjermania përfaqësohet nga kancelari Friedrich Merz.