Italia vijon të raportojë shifra të larta të personave të infektuar me COVID-19.

Autoritetet shëndetësore në këtë shtet bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 4259 raste të reja nga 235 mijë teste të kryera.

Ndërkohë, gjatë këtitj harku kohor, 21 persona humbën jetën, teksa vijon ulja e numrit të të shtruarve në terapitë intensive dhe repartet e tjera covid.

Që nga nisja e pandemisë në Itali janë infektuar me koronavirus 4.2 milionë persona dhe kanë humbur jetën 127 mijë prej tyre.