E marta dhe e mërkura e javës së ardhshme janë dy mbrëmje që nuk duhen humbur në amfiteatrin e Durrësit.

Në monumentin antik të qytetit bregdetar do të vihet në skenë komedia e njohur bashkëkohore “𝗩𝗔𝗡𝗝𝗔 & 𝗦𝗢𝗡𝗝𝗔 & 𝗠𝗔𝗦𝗛𝗔”

Regjisorja Driada Dervishi do të sjellë për dy net me radhë, në orën 20.30, komedinë që është shpallur fituese si 𝐒𝐡𝐟𝐚𝐪𝐣𝐚 më e mirë në çmimet KULT e KOKOFEST.

Rezervimi dhe blerja e biletave ka nisur pranë teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, por mund të rezervoni edhe në numrin 0683913813.

Në rolet kryesore interpretojnë një kast i mirënjohur aktorësh si Neritan Liçaj, Olta Daku, Yllka Mujo, Zamira Kita, Paola Kodra dhe Xhuliano Brisku.