Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka mbyllur hetimet për dosjen e SASPAC dhe ka dërguar për gjykim të akuzuarit, mes tyre ish-ministrin Ilir Beqaj.
SPAK ka ngritur akuza ndaj Beqajt për korrupsion, shkelje barazie në tendera, mashtrim, falsifikim, fshehje pasurie.
Ndërkohë pasi është njohur dhe i janë komunikuar akuzat, Beqaj ka kërkuar që të njihet me dosjen.
Po ashtu akuzat iu janë komunikuar edhe të pandehurve të tjerë, Ermal Kurtulaj, Bledar Leka, Gazmend Haxhia dhe Mira Topçiu.