TIRANË, 22 mars 2013- Pas ndërprerjes ditën e djeshme, kanë nisur sot rreth orës 09:00 kërkimet në landfillin e Sharrës për gjetjen e trupit të Julian Çelës, djalit të drejtorit të Antiterrorit në SHISH i cili sic ka deklaruar mostra Ardian Prenjasi është vrarë e më pas është hedhur në Sharrë.
Por edhe sot, pas 4 orësh kërkime nga ushtria dhe ekspertët nuk ka asnjë shenjë të trupit të 10-vjecarit Julian Deda, duke u mbyllur sërish pa rezultat.
Për të kryer kërkimet sot mbërritën në Sharrë edhe dy makina të ushtrisë.
I pranishëm ka qenë edhe prokurori i çështjes për zhdukjen e Julianit.
Kërkimet u kryen sërisht në vendet e mundshme të piketura nga pedofili Ardian Prrenjasi, si vendet ku mund të ketë hedhur trupin e vogëlushit.
Ndërkohë, forcat e policisë gjatë kërkimit të fundit janë shprehur se e kanë të vështirë ta gjejnë trupin, edhe për shkak të dëshmive kontradiktore që ka dhënë “monstra”, pasi ka ndërruar vendndodhjen e trupit.





