Mbyllet takimi i parë i lëvizjes së ish-kryeministrit Sali Berisha, i pagëzuar me emrin Foltorja.

Takimi u mbyll me entuziazëm, ashtu siç nisi. Por të pranishmit ishin kuriozë të dinin nëse Berisha do jetë sërish në krye të PD-së.

Pasi u pyet prej tyre, Berisha tha se “kush do e udhëheqë PD-në, do e përcaktojnë demokratët me vullnetin e tyre të lirë”.

Berisha u zotua gjatë takimit se do të bëjë gjithçka për ngjalljen e shpresës. Lideri historik i të djathtës e ka konsideruar Bashën si një lider të thyer.

Në fjalën e tij para mbështetësve, ish-kryeministri u shpreh se është përpjekur që Lulzim Bashën ta bëjë një lider, por këtë gjë nuk e ka realizuar.

Sali Berisha thotë se Basha ekzekutoi politikisht eksponentët e PD-së, teksa i referohet listës së deputetëve në vitin 2017. Berisha është shprehur edhe kundër marrëveshjes Rama-Basha në maj të 2017.