Pas 17 vitesh mund Calciopoli merr fund. Juventus, hoqi dorë nga ankesa në Këshillin e Shtetit kundër FIGC dhe Inter për të rrëzuar vendimin e TAR të vitit 2016.
Ky vendim i mohoi bardhezinjve kompensimin për “dëmin e padrejtë” të shkaktuar nga vendimi i komisionerit të jashtëzakonshëm të Federatës së Futbollit, që i dha Interit titullin e vitit 2006. Ai sezon mbeti pa një fitues pas vendimeve të sistemit të drejtësisë sportive.
Seanca për apelimin ishte caktuar për mëngjesin e së martës, por më 13 tetor Juventusi vendosi të tërheqë kërkesën për dëmshpërblim, të nënshkruar nga presidenti Gianluca Ferrero.
Sport Mediaset shkruan se president i Bordit të Drejtorëve dhe përfaqësues ligjor i Juventusit hoqi dorë nga ankesa në mbrojtje dhe përfaqësimi i klubit bardhezi kundër Federatës së Futbollit dhe Inteit.
Këshilli i Shtetit mbylli polemikën e Juventusit për dhënien e trofeut të vitit 2006 Interit pas revokimit të titullit të Juventusit, duke hedhur poshtë ankesën kundër FIGC, Inter dhe CONI.