Mbyllet pa surpriza turi i parë i Kupës së Shqipërisë. Në fazën tjetër ekipet e mëdha kanë kaluar pa vështirësi duke bërë detyrën. 

Dinamo City mposhti me shifrat 3-0 Ilirinë, me golat që u shënuan në pjesën e dytë nga Dennison (dygolësh) dhe Marku.

Bylis mundi me rezultatin 4-1 Murlanin falë një tregolëshi të Oulare dhe Hodos.

Apolonia fitoi 4-0 kundër Kuçovës, Besa mundi 3-2 Librazhdin, Kastrioti fitoi me Shkumbinin 3-2, Korabi 4-0 ndaj Devollit.

Në ndeshjet e tjera Lushnja fitoi 3-0 përballë Labërisë, Luzi mundi 3-2 Butrintin, Oriku 2-0 Pogradecin, Vora fitoi në transfertë 4-2 ndaj Tërbunit, Tomori kaloi 1-0 Shënkollin ndërsa Turbina mposhti 4-0 Koplikun.


TURI I DYTË

Bylis-Vora

Kastrioti-Elbasani

Skënderbeu-Turbina

Dinamo-Oriku

Flamurtari- Burreli

Tomori-Lushnja

Korabi-Besa

Apolonia-Luzi 2008

Ekipet e renditura nga vendi i parë deri në vendin e tetë në Kategorinë Superiore gjatë sezonit të kaluar (2022-2023) do të garojnë duke filluar nga faza e 1/8-at e Kupës së Shqipërisë.