Mbyllet procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në Gjermani, si dhe i Exit-Polleve të para.

Sipas tyre, deri më tani ka një barazim votash mes CDU dhe SPD me nga 25 % secila.

Kujtojmë se ditën e sotme gjermanët kanë votuar për parlamentin federal, të ashtuquajturin Bundestag.

Në garë për kancelar përballë Armin Laschet, që është dhe pasardhësi i Merkel është Olaf Scholz.

Merkel kërkoi më herët votën për pasardhësin e saj, Laschet, duke thënë se Gjermania me të do të jetë në duar të sigurta.