Në datën 17 tetor nis viti i ri akademik, ndërsa sot përfundon raundi i dytë i pranimeve në programet e studimit për universitetet e vendit. Regjistrimi për në fakultet për ata që janë shpallur fitues të raundit të dytë, do të bëhet në datat 3-12 tetor.

Sot shpallen listat e të gjithë fituesve në të gjitha universitetet, ndërsa UAMD ka shpallur që ditën e djeshme fituesit për raundin e dytë. Shiko këtu: Publikohet lista e kandidatëve fitues për Raundin II të pranimeve në Universitetin “Aleksandër Moisiu”.

Ditën e nesërme do të bëhet renditja e tyre në U- Albania ku të gjithë maturantët që nuk kanë fituar në këtë raund të dytë, do të shikojnë se sa afër apo larg janë vijës së kuqe.

9300 maturantët janë në garë në këtë raund të dytë në të gjitha universitetet publike, ndërkohë që regjistrimi fillon më 3 tetor. Do të kenë një ditë ku do të kenë mundësi të bëjnë ankimimin që do të jetë data 1 tetor, ndërkohë që me fillimin e javës tjetër ata do të nisin regjistrimin fizikisht pranë sekretarive mësimore ku janë shpallur fitues. Në këtë raund të dytë, regjistrimi nis nga data 3-12 tetor. Do të ketë 5 faza ky raund i dytë i cili ndahet në 48 orë.