Prezencë e shtuar e policisë në rrugë dhe flamujt blu të Partisë Demokratike. Kjo është atmosfera në rrugët kryesore të Durrësit, pasditen e sotme.

Demokratët mbyllin fushatën sot në qytetin bregdetar dhe rreth orës 19.00 pritet të mbërrijë lideri Lulzim Basha. Pamjet filmike që sjell operatori Denis Simaku dëshmojnë praninë e madhe të efektivëve të policisë në rrugë dhe bllokimin e qarkullimit në aksin “Aleksandër Goga”.

Një miting elektoral është lajmëruar në këtë orë në Rrugën Tregtare, ku pritet të jenë përveç mbështetësve të PD-së dhe anëtarësisë edhe gjithë ekipi i kandidatëve për deputetë të “Aleancës për Ndryshim”.