Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi burgim të përjetshëm për të dyshuarin si ekzekutor i Suela Sulës në vitin 2016.
Në seancën e sotme, prokuroria lexoi dëshmitë, provat materiale dhe shkencore, që sipas të cilës, ekzekutori është Fatjon Karmeshtna dhe qëllimi i krimit është përfitimi material, pasi ka marrë shuma monetare të caktuara.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 18 prill të 2016-s, në tualetin e biznesit familjar, mobilierisë Europa.
Për këtë ngjarje gjykata ka dënuar me burgim të përjetshëm bashkëshortin e viktimës Sadetin Sula, i cili akuzohet për urdhërimin e vrasjes së gruas së tij Suela Sula.
38-vjeçarja, nëna e tre fëmijëve u gjet e mbytur në tualetin e mobilerisë që kishte ajo dhe burri.
35-vjeçari punonjës i mobilerisë, sipas Prokurorisë, ka mbytur gruan e pronarit Sadedin Sula, me urdhër të këtij të fundit. Biznesmeni i frikësohej divorcit për përgjysmimin e pasurisë dhe akuzonte bashkëshorten për tradhti.