Me dy kilogramë kokainë brenda një mikrovale, janë kapur babë e bir duke e transportuar nga Hollanda në Greqi, ku ‘malli’ do pritej nga një 40-vjeçare shqiptare.

Mediet greke raportojnë se pas hekurave tashmë kanë rënë babë e bir, 49 dhe 22 vjeç. Dje pas një operacioni të koordinuar policor, në Kretë, Atiki dhe Promachona, u arrestua si bashkëpunëtore, edhe një shqiptare.

Nga hetimi i policisë rezultoi se babë e bir merreshin me furnizimin, transportin dhe importin e sasive të kokainës në Greqi nga vendet e huaja dhe më pas në trafikimin e tyre në Kretë. Konkretisht, sipas Policisë, dy personat kishin udhëtuar më parë drejt vendeve të huaja për të siguruar një sasi kokaine.

Më pas, për ta transportuar nga Hollanda në Greqi, e kanë dorëzuar drogës si pajisje shtëpiake në një kompani transporti, me destinacion Atikën.