Një 51-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Kukësit, pasi i është gjetur një armë zjarri në banesë dhe municion luftarak.

Autoritetet sqarojnë se gjatë kontrolleve në banesën e 51-vjeçari Adem Doda në fshatin Tejmoll, kanë gjetur një armë zjarri tip pushkë, një sasi municioni luftarak dhe një palë dylbi.

Kontrollet në banesën e tij janë bërë pas informacioneve se ai mbante armë pa leje.

Materialet hetimore lidhur me këtë ngjarje u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës,  për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”.