1 shtator 2015 – Më 9 shtator prezantohet telefoni më i ri iPhone, ai 6S.

Eventi që do të organizohet në San Françisko nuk do të shërbejë vetëm për prezantimin e celularit më të ri, por gjithashtu pritet të ketë edhe risi të tjera.

Nga iPhone 6S, elementi i parë që presin të gjithë eskpertët e fushës, është procesori. Mendohet se do të ketë një procesor më të mirë, të quajtur “A9”. Po ashtu do të ketë edhe rritje të RAM-it.

Një tjetër risi ka të bëjë me kamerën. iPhone do të ketë një kamerë shumë më të mirë, pasi mendohet se do të jetë 12 megapiksel, ndërsa gjithashtu do të ketë dritë për kamerën përpara.

iPhone i ri do të ketë edhe Force Touch, teknologjinë që për herë të parë është përdorur nga Apple në pajisjet MacBook dhe Apple Watch.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/