Personi në foton e mëposhtme dyshohet të jetë personi që ka vendosur lëndën plasëse në banesën e Ilir Koçiljas mbrëmjen e sotme në Durrës.

Sikurse duket nga pamjet e kamerave të sigurisë, ai kalon pranë banesës, teksa mban veshur një kapuç dhe qëndron kokulur.

Ndërkohë policia po punon për të verifikuar nëse është ky personi që ka vendosur lëndën plasëse.

Banesa e Ilir Kociljes, i cili dy javë më parë vrau fqinjin e tij për një vend parkimi, i është vënë sot lëndë plasëse.

Shpërthimi rreth orës 19.50, ndërsa banesën e tij s’ka pasur njeri, pasi 35-vjeçari Koçilja jetonte vetëm dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.