Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar mesditën e sotme. 

Urdhri është dhënë nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Burime konfirmuan se ndaj Erion Veliajt është caktuar masë sigurie “arrest me burg”.

Po me kërkesë të SPAK, mësohet se ndaj bashkëshortes së tij Ajola Xoxa është caktuar masa e sigurimit “arrest në shtëpi”.

Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërkohë që pritet njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Masa për të është caktuar nga gjyqtari Erjon Bani.

Më herët, kryebashkiaku i Tiranës, është paraqitur disa herë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.