Policia e Durrësit vijon kontrollet në gjithë qarkun për evidentimin dhe ndërshkimin e atyre personve që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, një sasi çipash dhe një valixhe pokeri.

Procedohet penalisht pronari i një subjekti, shtetasi R.L., banues në Durrës, për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara".

Kontrolle të tilla vijojnë çdo ditë nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës në të gjithë territorin e Qarkut .

Policia e Shtetit fton cilindo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit "Komisariati Dixhital", çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme, duke ju garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.