Deputetja dhe njëherësh zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar lidhur me raportin më të fundit të OECD-së, i cili thekson se mësuesit shqiptarë janë më të keq-paguarit në Evropë.

Përmes rrjeteve sociale, Xhixho thotë se shifrat e OECD tregojnë qartë shpërfilljen ndaj kësaj kategorie me rëndësi jetike për çdo shoqëri.

REAGIMI I ERISA XHIXHOS:

Mësuesit shqiptarë janë më të keqpaguarit në Europë. Në raport me inflacionin, pagat e mësuesve kanë rënë në shumë vende të Europës, por në Shqipëri kanë rënë në mënyrë drastike.

Përtej propagandës boshe të qeverisë Rama, e cila i vë në rresht mësuesit sa herë afrohen zgjedhjet, shifrat e OECD tregojnë qartë shpërfilljen ndaj kësaj kategorie me rëndësi jetike për çdo shoqëri.

Po humbasim mësues e nxënës çdo vit, sepse të dy palët kanë humbur shpresën. 

● Numri i maturantëve është në rënie çdo vit. Një në tre maturantë largohet me të mbaruar shkollën e mesme.

● Në vetëm pesë vjet, në vend janë mbyllur 202 shkolla publike.

● Në pesë vjet 58 mijë nxënës janë larguar në 5 vite nga Shqipëria!

● Në vitin 2024, shkollave të vendit u munguan mbi 2 mijë mësues.

● Rreth gjysma e mësuesve në sistem nuk kanë njohuritë e duhura për të dalë përpara një klase me nxënës.

Nuk investohet në arsim, sepse qeveria nuk e ka pasur kurrë prioritet. Inflacioni dëmton mësuesit e pensionistët, por nuk prek aspak projektet korruptive.

???? Përgjatë vitit 2024, inceneratori fantazmë i Tiranës, nën sekuestro dhe në hetim, mori 1.53 miliardë lekë ose 21% më shumë se plani. 

Para ka por jo për mësuesit; rritje reale bëhet, por jo për mësuesit. Nxiten projektet që çojnë para në xhepat e klientëve të qeverisë dhe jo degët prioritare.

Qeveria ka dështuar me arsimin! Ringritja e tij është jetike. Për ne është prioriteti numër një!