Një sasi lënde narkotike është sekuestruar në Kapshticë këtë të mërkurë.

Sipas informacioneve, është arrestuar shtetasi R.T. pasi në mjetin tip “Benz” me targa të huaja, i janë gjetur 8 pako të mbështjella me lëndë narkotike të dyshuar kanabis sattiva.

Dyshohet se ai ka tentuar të dërgojë sasinë e drogës në Greqi.