Detaje janë zbuluar lidhur me autorin e dyshuar të incidentit me armë gjatë darkës së gazetarëve në hotelin Hilton Washington ku ndodhej edhe Presidenti amerikane, Donald Trump. Sipas raportimeve nga media amerikane, i dyshuari është parë duke vrapuar drejt sallës së eventit përpara se të ndalohej nga forcat e sigurisë.
Ai besohet të jetë një 31-vjeçar nga Torrance California, në periferi jugperëndimore të Los Anxhelosit, në Kalifornia. Autoritetet në Washington DC kanë bërë të ditur se i dyshuari ndodhet aktualisht në spitalin lokal, ku po merr trajtim mjekësor, ndërsa mbetet nën mbikëqyrjen e policisë.
Ndërkohë, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Todd Blanche, deklaroi se ndaj tij pritet të ngrihen akuza “shumë shpejt”. Jeffery W. Carroll, shefi i përkohshëm i Departamentit të Policisë Metropolitane, thotë se i dyshuari mbante disa armë.
“Ai ishte i armatosur me një pushkë gjahu, një pistoletë dhe disa thika”, thotë ai.





