Ditën e djeshme Roma mori një disfatë në shtëpi përballë Sassuolos.

Verdhekuqtë u mundën 3-4 në “Olimpico” dhe mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla pati pjesën e tij në këtë humbje. Kumbulla gjuajti me shkelm Berardin pasi ky i fundit provokoi shqiptarin.

Për këtë Sassuolo mori një penallti çka i dha avantazhin.

Por më tepër se kaq Kumbulla u ndëshkua me të kuqe duke e lënë ekipin me 10 vetë për pjesën e dytë të lojës.

Mediat italiane kanë reaguar për këtë gjest të shqiptarit duke e kritukuar atë.

La Gazzetta dello Sport shkruan: Bëri diçka të pakuptimtë duke e lënë ndeshjen. E pafalshme

Corriere delle Sport: Pse ajo goditje ndaj Berardit? Një gjest i dhunshëm, është e pakuptueshme edhe nëse Berardi e ka provokuar.

TMW: Do të ishte më mirë për Romën nëse ai do të kishte përfituar nga dita e bukur dhe të kishte shkuar në Coçia di Morto.