BEOGRAD, 10 mars 2013 Takimi i nivelit të lartë në Bruksel Daçiç-Thaci nuk ka kaluar pa u komentuar gjatë dhe nga mediat serbe. 

Sipas gazetës serbe 'Kurir', kryeministri Thaçi gjatë bisedimeve të vështira me homologun e tij serb, është ‘relaksuar’ duke vështruar përkthyesen e Daçiç, Tijana Vasilijevic Damjanovic. 

Madje, kjo gazetë shkon edhe më tutje duke e titulluar shkrimin: “Thaçi dashurohet në përkthyesen e Daçiç” – ndërsa si dëshmi për këtë ka ofruar disa fotografi nga takimi ‘i relaksuar’ në zyrën e përfaqësueses për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Catherine Ashton, që duket sikur ‘nuk e mbështesin shumë këtë tregim’. 

Sipas kësaj gazete, Thaçi në takimin katërorësh, gjatë gjithë kohës ‘e kishte shikuar përkthyesen e Daçiqit, e cila rrinte ulur fare pranë kryeministrit serb”. “Derisa kryeministri serb gjatë gjithë kohës kishte qenë i fokusuar në temë, Thaçi vëmendjen e kishte te bashkëpunëtorja e Daçiç, dhe gjatë gjithë kohës buzëqeshte”, shkruan ‘Kurir’.